Flick: Nuk do të shkoj askund tjetër, Barcelona do të jetë puna ime e fundit

Ndeshja e parë në “St. James’ Park” përfundoi 1-1, me një gol në fund nga Lamine Yamal me penallti, pas një loje të dominuar nga Newcastle kundër Barcelonës në vështirësi. Trajneri Hansi Flick foli në konferencë për ndeshjen e kthimit, të mërkurën në “Camp Nou”: “Pres një ndeshje ndryshe; ata dinë të bëjnë presion lart dhe mbrojnë mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë, ua kam thënë qartë lojtarëve. Duhet të bëjmë një paraqitje perfekte dhe do të përpiqemi”.

Deklaratat e presidentit Joan Laporta për rinovimin deri më 2028 u përmendën nga gazetarët: “Nuk është momenti për të folur për këtë; përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin dhe të ardhmen tonë. Jam shumë i lumtur këtu, por duhet ta diskutoj me familjen. Kemi kohë”. Më pas shtoi: “Është e qartë që më pëlqen të punoj këtu, por më pëlqen të jem i pavarur. Kam një familje të mrekullueshme që më jep shumë mbështetje”.

Në fund nënvizoi: “Ky është futbolli dhe unë jap maksimumin për ekipin…, por do të shohim. Ka kohë, nuk mendoj të shkoj askund tjetër. Do të jetë puna ime e fundit si trajner dhe kjo më bën të lumtur”.

 

The post Flick: Nuk do të shkoj askund tjetër, Barcelona do të jetë puna ime e fundit appeared first on Telesport.