Carlo Ancelotti bëri të ditur të hënën listën e 26 lojtarëve të thirrur nga Brazili për miqësoret e këtij muaji, të fundit para Botërorit 2026. “Seleçao” do të luajë kundër Francës dhe Kroacisë, por edhe këtë herë emri i Neymarit nuk është në listë.
Trajneri italian e shpjegoi vendimin: “Ai nuk do të vijë sepse nuk është në 100%, por nëse do të jetë gati për Botërorin, mund të thirret”. Gjatë një eventi të “Kings League Brazil”, sulmuesi i Santos komentoi publikisht mos thirrjen e tij: “Flas sepse nuk mund ta lë këtë gjë pa përgjigje. Sigurisht që jam i zhgënjyer dhe i trishtuar që nuk u thirra. Megjithatë, mbetem i përqendruar, ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje, ndeshje pas ndeshje. Do ta arrijmë qëllimin tone, ëndrra vazhdon”.
Lojtari tani ka rreth dy muaj për ta bindur Ancelottin që ta përfshijë në listën përfundimtare për Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ja lista e të fturave nga Ancelotti:
Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al Nassr), Ederson (Fenerbahçe);
Mbroptës: Danilo (Flamengo), Bremer (Juventus), Alex Sandro (Flamengo), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magalhães (Arsenal), Ibanez (Al-Ahli), Léo Pereira (Flamengo), Wesley (Roma), Marquinhos (PSG);
Mesfushorë: Andrey Santos (Chelsea), Danilo (Botafogo), Casemiro (Manchester United), Fabinho (Al-Ittihad), Gabriel Sara (Galatasaray);
Sulmues: Gabriel Martinelli (Arsenal), Endrick (Olympique Lione), Igor Thiago (Brentford), Luiz Henrique (Zenit), Joao Pedro (Chelsea), Rayan (Bournemouth), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcelona), Vinicius Junior (Real Madrid).
The post Neymar i përgjigjet Ancelottit për mos thirrjen te Brazili: I trishtuar dhe i zhgënjyer, por… appeared first on Telesport.










