Fofana: Allegri më do ofensiv, por nuk di nëse është më e mira për mua

Massimiliano Allegri ka ndryshuar mënyrën e lojës së Youssouf Fofana, teksa lojtari francez rrëfeu për “L’Equipe”: “Si mesfushor para mbrojtjes dija se kisha dy lojtarë pas meje, kisha referenca të tjera. Tani jam shumë më përpara, ndonjëherë pothuajse si sulmues. Kur të thuhet se do të luash më ofensiv, në fillim je i lumtur, por nuk është domosdoshmërisht ajo që dua. Nuk e di nëse është më e mira për të ardhmen time”.

Fofana shpreh edhe pendesën: “Më mungon kontrollimi i ritmit të skuadrës”. Megjithatë, ai është plotësisht i përkushtuar për Milanin: “Bëj gjithçka për skuadrën, sidomos duke qenë në garë për titullin, por si ‘regjisor’ më pëlqente të kontrolloja ritmin, të rikuperoja topin dhe të nisja aksionet. Tani kam mësuar të luaj shpejt, të orientohem më mirë. Jam rritur, jam më pak instinktiv dhe më i disiplinuar, kam mësuar gjëra të reja taktike. Është hap përpara në karrierën time me një trajner të madh italian”.

Në lidhje me Botërorin 2026: “Ta luaj do të ishte një ëndërr, duhet ta përfundoj sezonin më mirë se sa e fillova. Në këtë pozicion jam përmirësuar, por mund të jem më efektiv. Nuk jam thirrur kohët e fundit nga Deschamps, por e kuptoj se ka shumë lojtarë të fortë në këtë rol. Varet vetëm nga unë, duhet të bëj mirë me Milanin”.

The post Fofana: Allegri më do ofensiv, por nuk di nëse është më e mira për mua appeared first on Telesport.