Muharremi reagon pas publikimit të shpenzimeve të VV-së: Partia e ndihmave sociale paska shpenzuar mbi 4 milionë euro

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për fushatën e fundit zgjedhore.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke përdorur ‘korrupsionin elektoral’ për të qëndruar në pushtet.

“LVV-ja, kjo “parti e ndihmave sociale” kishe për ‘barazi’ e me i ndihmu të ligut, paska shpenzu mbi 4 milionë euro për vete gjatë 2025 për me i fitu zgjedhjet. Po kjo nuk është kurgjo. Me gjasë, kësaj shume duhet me ia shtu edhe nja 100 milionë euro të tjera nga buxheti publik i Kosovës, të shpërndara nga 100 euro si bonuse për shtresa të ndryshme për me e manipulu votuesit dhe me i ja ble votën për me i fitu zgjedhjet përmes korrupsionit elektoral”, ka shkruar ai.

Muharremi ka thënë se nga Vetëvendosja e opozitës nuk ka mbetur absolutisht asgjë.

“Pasiqë nuk ka më asnjë kauzë, e vetëm pushtet e pozita po don, e as me qeverisë nuk din, nuk ka realizu asnjë projekt madhor.. tash i ka mbetë vetëm korrupsioni elektoral dhe milionat për me e mbajtë pushtetin. Kjo nuk ka me pas një fund të mirë të qëndrueshëm për ta. Nga ajo LVV që e kemi njoftë kur ka qenë në opozitë, sot absolutisht asgjë nuk ka mbetë. Krejt ato të zeza që dikur kishe ka premtu që ka me i luftu, sot po i bën vetë”, thuhet në postimin e tij në Facebook.