Me më pak se tre muaj deri në Kupën e Botës 2026, trajneri Carlo Ancelotti ka shpallur skuadrën e Brazilit për dy ndeshjen miqësore kundër Francës (26 mars) dhe Kroacisë (1 prill), testet e fundit para botërorit.
Ndër përforcimet e reja është rikthimi i Endrick, ndërsa Neymar mbetet i padisponueshëm. Ylli i Santos, i cili mungonte nga skuadra kombëtare për më shumë se dy vjet e gjysmë për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamentit të kryqëzuar të pësuar në tetor 2023 kundër Uruguait, kishte shpresuar për një thirrje.
“Padyshim që dëshira ime është të kthehem në ekipin kombëtar dhe të luaj në një Kupë Bote, por nuk varet nga unë. Nëse thirrem apo jo, unë gjithmonë do ta mbështes Seleção”, tha Neymar.
Për Ancelotti, mungesa e Neymar lidhet me gjendjen e tij fizike: “Ai mund të marrë pjesë në Kupën e Botës nëse është 100% në formë. Nuk e thirra sepse nuk është në formën e tij më të mire”
“Kam nevojë për lojtarë të nivelit të lartë. Është një vlerësim fizik, jo teknik. Neymar është i mirë me topin, por duhet të përmirësohet fizikisht“, shtoi më tej trajneri italian, që konfirmoi gjithashtu se e monitoroi personalisht lojtarin në Mirassol më 11 mars, duke e gjetur atë jo në formën e tij më të mire.
“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë; duhet të respektojmë menaxhimin e lojtarit. E ardhmja e Neymar me ekipin kombëtar do të varet nga muajt e ardhshëm: nëse ai arrin të kthehet në formë të plotë pa lëndime të mëtejshme, ai ende mund të aspirojë të marrë pjesë në Kupën e Botës”, tha Ancelotti.
The post Ancelotti nuk i mbyll derën Neymar: Mund të jetë në Botëror vetëm nëse është 100% appeared first on Telesport.










