“Valverde, një fenomen fizik. Përmbysje nga Manchester City? Po shënoi shpejt për 1-0….”

Ish-lojtari i Manchester City dhe i kombëtares spanjolle, David Silva, dha një intervistë për “MARCA”, duke analizuar ndeshjet e Champions League që vendosin ekipet çerekfinaliste. Real Madridi niset me avantazhin tregolësh në “Etihad”: “Është e vërtetë që askush nuk e priste, por Real Madridi gjithmonë transformohet në Champions. Mungon ende kthimi dhe shpresoj që City të kthehet shpejt në lojë për pak emocione.

A besoj te përmbysja? 3-0 nuk është rezultat i lehtë, por City në ‘Etihad’ është i forte. Nëse shënon shpëjt për 1-0…, atëherë nuk i dihet”.

40-vjeçari spanjoll ka një opinion të lartë për Federico Valverde, që bëri një ndeshje të jashtëzakonshme në ‘Bernabeu’ me tripletë: “Ka bërë një ndeshje çmenduri, jep gjithmonë gjithçka dhe është një fenomen fizik. Ka një hap të jashtëzakonshëm dhe i jep shumë Real Madridit. Askush nuk i priste ato tre gola të Valverde në ndeshjen e parë”.

Për një rikthim të tij te Manchester City, shtoi: “Aktualisht po i përkushtohem familjes dhe disa gjërave të sporadike rreth futbollit, tani për tani asgjë tjetër. Do të shihet në të ardhmen. Sot jam në Meksikë dhe nuk e humbas kontaktin me futbollin. Kjo është e sigurt”.

 

The post “Valverde, një fenomen fizik. Përmbysje nga Manchester City? Po shënoi shpejt për 1-0….” appeared first on Telesport.