I mituri dërgohet në QKUK për shkak të gjendjes jo të mirë – arrestohen prindërit e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, ndërsa janë arrestuar prindërit e tij për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare.

“Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.