“CalcioMercato.it” zbulon një tjetër emër që po ndjek Milan për të forcuar sulmin gjatë merkatos së verës. Bëhet fjalë për Troy Parrot, irlandezi 24-vjeçar që aktualisht është pjesë e AZ Alkmaar.
Parrot ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon për AZ Alkmaar si dhe ishte protagonisti kryesor për kombëtaren e tij, duke e kualifikuar atë në vendin e dytë në ndeshjet kualifikuese dhe në fund të marsit do të luajë në play-off për një biletë drejt Botërorit.
Irlandezi është produkt i akademisë së të rinjve të Tottenhamit, sulmuesi nuk pati kurrë mundësinë të provohej në ekipin e parë, kështu që pas disa huazimeve, ai zgjodhi të transferohej në Holandë. Kontrata e tij aktuale është deri në qershor të vitit 2029 dhe çmimi i tij mund të jetë rreth 25 milionë euro. Përveç Parrot, Milan po shqyrton edhe alternativa të tjera si Leëandoëski, Vlahovic, Moise Kean etj.
The post Produkt i Tottenham, por luan në Holandë. Një emër i ri për sulmin e Milanit, kushton 25 milionë euro appeared first on Telesport.










