Perez i “fiksuar” pas Olise, gati ta bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Bayern në rrezik

Michael Olise është padyshim një nga top lojtarët më të mirë të momentit. Francezi po shkëlqen te Bayern, ku deri tani numëron 15 gola dhe 27 asiste. Forma e mrekullueshme e anësorit ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të tjera të mëdha.

“BILD” zbulon se është Real Madrid klubi më i vendosur për të provuar transferimin e mundshëm të Olise gjatë verës së ardhshme. Florentino Perez e pëlqen shumë anësorin francez dhe është gati ta bëjë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit.

Sipas raportimit në fjalë, shuma që Perez po përgatit për Olise është rreth 160 milionë euro, një shifër vërtet tunduese. Olise është nën kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029, por drejtuesit e klubit po punojnë për një rinovim të kontratës, ku sigurisht do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të rrogës për francezin.

Përveç Real Madridit, Olise po ashtu ndiqet edhe nga klube të tjera të mëdha si PSG, Chelsea e Man. City, të cilat i kanë të gjithë mundësitë ekonomike për transferimin e francezit, megjithëse vështirë që Bayern të pranojë largimin e tij, të paktën verën e ardhshme.

The post Perez i “fiksuar” pas Olise, gati ta bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Bayern në rrezik appeared first on Telesport.