Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Nexhdet Zymberajt, pronari i lokalit “My Place” në Gjakovë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri Rasim Binakaj rreth 38 vjeç ka mbetur i vdekur.

Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.