Kylian Mbappe mesa duket ka kaluar dëmtimin që e la jashtë ndeshjes së parë në “Santiago Bernabeu” dhe tashmë do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City, që do të luhet të mërkurën në “Etihad”.
I pyetur në konferencën e fundit për shtyp për këtë rikthim të Mbappe-së, Pep Guardiolës duket sikur nuk i bën shumë përshtypje kjo gjë dhe nuk është aspak i foksuar të francezi, pasi për të Real Madrid është gjithmonë i rrezikshëm, pavarësisht se kush mungon.
“Nëse Mbappé kthehet, është më mirë për ta. Nuk e di nëse do të luajë apo jo. Shumë thanë se Real Madridi nuk ishte asgjë pa Mbappe, Bellingham dhe Rodrygo, dhe ata na mundën 3-0. Ne duhet të jemi të gatshëm të krijojmë një mjedis pozitiv në mënyrë që të gjithë të besojnë se përmbysja është e mundur”, tha Guardiola.
The post Real Madrid luan më mirë apo më keq me Mbappe në fushë? Guardiola jep përgjigjen tejet të sinqertë appeared first on Telesport.










