Guardiola karikon tifozët: Përmbysja e Real Madridit, një nga sfidat më të mëdha të karrierës

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pranoi se përballja me Real Madridin në kthimin e Champions League është një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

Tekniku katalanas madje anuloi stërvitjen 24 orë para ndeshjes, duke preferuar pushimin për lojtarët. “Nëse pas 10 vitesh duhet t’u shpjegoj lojtarëve çfarë është besimi, atëherë kemi një problem. Ata më njohin mirë. Disa janë të rinj në situata të tilla, nuk është i njëjti grup si vite më parë, por kemi një mundësi të pabesueshme për ta provuar”, – u shpreh ai.

Guardiola theksoi se nuk planifikon surpriza taktike: “Nuk kam asgjë për ta surprizuar Real Madridin. Më shumë jam i shqetësuar për mënyrën si do të mbrohemi. Nuk është e lehtë të përmbysësh 3 gola ndaj tyre”. Ai shtoi se çelësi do të jetë atmosfera në stadium: “Duhet të krijojmë atmosferë të zjarrtë me tifozët tanë dhe të bëjmë një ndeshje perfekte”.

The post Guardiola karikon tifozët: Përmbysja e Real Madridit, një nga sfidat më të mëdha të karrierës appeared first on Telesport.