Mos e besoni po deshët…; Guardiola lë pushim skuadrën një ditë para… Real Madridit

Lojtarët e Manchester City kishin planifikuar një seancë stërvitore në qendrën sportive të tyre, por trajneri Pep Guardiola vendosi t’u japë një ditë pushim përpara ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Real Madridit. City duhet të përpiqet të përmbysë disavantazhin 3-0 të javës së kaluar në “Santiago Bernabéu”, ndërsa kthimi do të luhet të martën në “Etihad Stadium”.

I pyetur për vendimin e tij, Guardiola shpjegoi: “Do të stërvitemi të martën. Të stërviteshim më shumë nuk do të na bënte më të mirë. Në futbollin e sotëm, stërvitja më e madhe nuk të përmirëson patjetër, ndaj preferova që lojtarët të qëndronin në shtëpi të hënën”. Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që merr një vendim të tillë: “E kam bërë dy ose tri herë këtë sezon, nuk është diçka e re”.

Guardiola kishte vepruar në mënyrë të ngjashme edhe në nëntor, para ndeshjes së Champions-it kundër Borussia Dortmundit. Pushimi mund të lidhet edhe me lodhjen e lojtarëve, pasi City ka luajtur tri ndeshje shumë të rëndësishme brenda një jave.

The post Mos e besoni po deshët…; Guardiola lë pushim skuadrën një ditë para… Real Madridit appeared first on Telesport.