Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dërguar një mesazh të fortë për lojtarët e tij përpara përballjes me Real Madridin në Champions League. City duhet të përmbysë disavantazhin 3-0 të ndeshjes së parë. Mes zërave për të ardhmen e tij, Guardiola dha edhe një sinjal për sezonin e ardhshëm: “Më pëlqen skuadra ime. Do të vazhdojmë deri në fund dhe sezonin tjetër do të rikthehemi”.
Duke folur për sfidën ndaj Real Madridit, tekniku katalanas pranoi vështirësinë e madhe: “Duhet ta provojmë përmbysjen. Çfarë kemi për të humbur? A ka ndonjë në këtë sallë që beson te përmbysja? Asnjë! Është pothuajse e pamundur”. Ai theksoi se madrilenët nuk kanë pësuar kurrë një përmbysje nga 3-0 në historinë e tyre në Champions, pavarësisht 15 trofeve në këtë kompeticion.
Në fund, Guardiola u dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë lojtarëve: “Nëse nuk besojnë, është problemi i tyre. Janë të rritur dhe paguhen mirë. Nëse nuk besojnë te përmbysja në Champions League, le të shkojnë në shtëpi, le të rrinë në shtëpi”.
The post Guardiola, ultimatum të tijve para Real Madridit: Nëse nuk besoni te përmbysja, rrini në shtëpi appeared first on Telesport.










