Barazimi në fund mban ende në detyrë Tudor, do të jetë në stol në takimin kundër Atletico Madrid

Trajneri i Tottenham, Igor Tudor, do të qëndrojë në stol edhe në ndeshjen që skuadra londineze do të luajë të mërkurën në Champions League kundër Atletico Madrid.

Spekulimet sugjeronin se Tudor ishte pranë shkarkimit para ndeshjes në “Anfield”, por barazimi duket se ka shpëtuar kroatin. Të paktën për momentin. Spurs arritën të rrëmbenin një barazim surprizë 1-1 në fund të ndeshjes kundër Liverpool.

Klubi e ka bërë të qartë se Tudor, i cili kishte humbur katër ndeshjet e para në krye, do të jetë në detyrë për ndeshjen e kthimit ndaj “colchoneros” të mërkurën, duke i zbuluar medias se ai do të mbajë konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tottenham është në disavantazh 5-2 në përballjen me Atletico pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë, një humbje e konsideruar katastrofike në Madrid. Në sfidën e kthimit nuk pritet ndonjë surprizë e madhe nga anglezët.

The post Barazimi në fund mban ende në detyrë Tudor, do të jetë në stol në takimin kundër Atletico Madrid appeared first on Telesport.