Mesazhi i trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, ka qenë gjithmonë i qartë dhe realist. Kështu deklaroi agjenti i tij, Giovanni Branchini: “Max nuk ka menduar kurrë ta fitojë titullin dhe as nuk ka thënë se do të garojë për këtë me Interin këtë sezon. Ai ka theksuar gjithmonë se duhet të shohim pas shpine, sepse objektivi është kualifikimi në Champions. Dikush mund ta ketë quajtur strategji, por në fakt është thjesht realizëm dhe korrektësi”.
Branchini foli edhe për Rafael Leão: “Dinamikat e klubit janë komplekse. Leao është një aset i shoqërisë dhe duhen marrë parasysh shumë faktorë. Këtë sezon nuk ka dhënë kontribut të madh, gjë që shihet nga të gjithë, por mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe duhet mbrojtur deri në fund, siç bëri Allegri pas ndeshjes me Lazion”.
Për Interin shtoi: “Ka një strukturë dhe skuadër shumë të fortë, do ta fitojë këtë kampionat me meritë. Të arrish dy herë në finalen e Champions-it është pothuajse një mrekulli për futbollin italian”.
Branchini kritikoi edhe sistemin e futbollit në Itali: “Prej vitesh nuk funksionon. Akademitë prodhojnë më shumë trajnerë sesa futbollistë, sepse trajnerët kërkojnë të fitojnë turne dhe jo të formojnë lojtarë. Ky është një gabim që po na kushton mungesë konkurrueshmërie”.
The post Agjenti i Allegrit: Nuk e ka menduar kurrë titullin këtë sezon. Jo për strategji, por realizëm appeared first on Telesport.










