FIFA ka miratuar disa rregulla të reja, që do të aplikohen në Botërorin 2026, me synim uljen e humbjes së kohës dhe përmirësimin e vendimeve të arbitrave. Ja rregullat kryesore të reja:
Zëvendësimet më të shpejta
Lojtarët që zëvendësohen duhet të dalin nga fusha brenda 10 sekondash. Nëse vonohen, lojtari zëvendësues duhet të presë 1 minutë para se të futet në lojë.
Rivëniet anësore më të shpejta
“Autet” duhet të kryhen brenda 5 sekondash. Nëse kjo kohë tejkalohet, topi i kalon ekipit kundërshtar.
Trajtimi mjekësor
Lojtarët që marrin ndihmë mjekësore në fushë duhet të dalin jashtë për 1 minutë para se të rikthehen në lojë.
VAR me kompetenca të reja
Sistemi “Video Assistant Referee” do të mund të rishikojë edhe: kartonët e dytë të verdhë; vendimet për goditje nga këndi, nëse ka një gabim të qartë dhe të dukshëm.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të rritet ritmi i lojës dhe drejtësia në vendime. Sipas jush, a janë ndryshime të mira për futbollin?
The post Vazhdon “revolucioni”…; FIFA miraton rregulla të reja për Botërorin 2026 appeared first on Telesport.










