Leao i ankohet Allegrit: “Më mbaj edhe 20 minuta…” Tare tërbohet me sjelljen e tij

Pamjet e djeshme të Rafael Leão të zemëruar në momentin e zëvendësimit kanë hapur debate në mjedisin kuqezi, por jo vetëm. Ishte minuta e 66-të e ndeshjes Lazio-Milan, me kuqezinjtë në disavantazh 1-0, kur trajneri Allegri vendosi të largojë portugezin për të futur Niclas Füllkrug dhe të ndryshojë ritmin e sulmit, pasi paraqitja e portugezit kishte qenë e zbehtë.

Numri 10 i Milanit nuk e priti mirë vendimin. Fillimisht pati një diskutim me Maignan dhe më pas me Allegrin teksa dilte nga fusha. Sipas leximit të buzëve nga “SportMediaset”, Leao i tha trajnerit “a po më mban edhe 20 minuta? Më lër të luaj…”, përpara se të merrte xhupin dhe të ulej në stol dukshëm i nervozuar.

Episodi nuk iu pëlqeu shumë tifozëve dhe as drejtorit sportiv Igli Tare, që nga tribuna reagoi duke iu drejtuar Ibrahimovicit në krah: “Shiko çfarë bën…, shiko çfarë po bën…” Pas ndeshjes, Allegri u përpoq ta qetësonte situatën: “Në disa raste mund të ishte shërbyer më mirë, ishte i zemëruar nga zëvendësimi, por janë gjëra normale kur ndeshja ka shumë peshë”.

The post Leao i ankohet Allegrit: “Më mbaj edhe 20 minuta…” Tare tërbohet me sjelljen e tij appeared first on Telesport.