Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë nisur grevën, për shkak të vonesës në paga.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se derisa nuk ka paga, këta punëtorë do të qëndrojnë në grevë.
“Shpresojmë që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejt dhe punëtorët të kthehet në shërbimet e tyre”, thuhet në njoftim.










