Real Madridi ka konfirmuar thirrjen e Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham për transfertën në Manchester. Një lajm i jashtëzakonshëm për Alvaro Arbeloa, që priste me padurim të rikuperonte dy yje për sfidën e kthimit në 1/8 finale të Champions League. KM10 kishte munguar në 5 ndeshjet e fundit për një problem në gju dhe sipas MARCA-s, trajneri do të veprojë me kujdes, pa nxituar ritmin e futjes në fushë.
Mbappé nuk pritet ta nisë titullar në “Etihad”, ndërsa rikuperimi i Bellingham surprizon, megjithëse ai ka pak minuta në këmbë. Gjithashtu, Álvaro Carreras kthehet në dispozicion për mbulim më të mirë në krahun e majtë. Do të kenë hapësirë edhe talentet e “La Fabrica”: Fran Gonzalez, Diego Aguado, Mario Rivas, Cestero, Thiago Pitarch, Manuel Angel dhe Palacios. Të munguar për shkak të dëmtimi janë Militao, Asencio, Mendy, Rodrygo dhe Ceballos.
Lista e të grumbulluarve:
Portierë: Courtois, Lunin, Fran González
Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Trent, Carreras, Fran García, Rudiger, Huijsen, Diego Aguado, Mario Rivas
Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Arda Güler, Cestero, Manuel Angel, Palacios, Thiago Pitarch
Sulmues: Vinicius, Mbappé, Gonzalo, Brahim Diaz, Mastantuono
The post Real Madridi rikuperon Mbappé dhe Bellingham për kthimin ndaj City në Champions appeared first on Telesport.










