Janë javë të vështira për Marcus Thuram, sulmuesin e Interit, i cili nuk ka shënuar as në ndeshjen e fundit. Flitet sërish për të në merkato, pasi këtë sezon ka pasur vështirësi të përsërisë statistikat e shkëlqyera të sezonit të kaluar. Rritja e jashtëzakonshme e Espositos, raporton “Tuttosport”, e bën padyshim më të shitshëm francezin.
Klubet saudite po ushtrojnë presion mbi Thuram, i cili ka edhe dy vite kontratë. Në kontratën me Interin deri më 30 qershor 2028, ka një klauzolë shkëputjeje prej 85 milionë eurosh, por duket e pamundur që ndonjë klub ta paguajë atë shumë. Do të nevojitet ulje për të negociuar një shitje të mundshme. Sipas gazetës torineze, pritet një ofertë e madhe nga “Saudi Pro League” për sulmuesin, që më 6 gusht do të mbushë 29 vjeç dhe duhet të mendojë për kontratën e fundit të rëndësishme në karrierë.
Chivu aktualisht fokusohet te fusha, duke pritur që “superçifti” me Lautaron të rikrijohet. Anullimi i “Finalissima” Argjentinë-Spanjë është një lajm i mirë për trajnerin, ndërsa tani do të shihet performanca e “ThuLa” në fushë.
The post Thuram në krizë tek Interi, gati ofertat saudite për të. Shpërthimi i Esposito e bën më të shitshëm appeared first on Telesport.










