Në humbjen e Milanit në “Olimpico” kundër Lazios, sulmuesi kuqezi Rafa Leao u bë sërish temë diskutimi, si shpesh në mënyrë negative, për paraqitjen e dobët dhe reagimin gjatë zëvendësimit. Portugezi, shumë i zemëruar për zëvendësimin, refuzoi të përqafojë Allegrin dhe u largua menjëherë sapo trajneri tentoi ta qetësonte.
Kjo skenë nuk i pëlqeu aspak Massimo Ambrosinit, i cili pas ndeshjes, duke folur në DAZN, i tha Leao-s: “Mendoj se zemërimi që tregon kur largohet nga fusha duhet ta shfaqë gjatë ndeshjes. Gjithmonë jep ndjesinë se i mungon ajo energjia konkurruese. Ky zemërim duhet të shfaqet gjatë lojës, në një mënyrë apo tjetër. Në minutën e 34-t kishte prekur 4 topa, njëri me kokë. Duket se për natyrë dhe karakteristika është një lojtar që duhet mbajtur i ndezur. Ai ndezet pak vetë”.
Ish-mesfushori kuqezi shprehu gjithashtu dyshimet për vendosjen e Leaos si sulmues qendror: “Si qendërsulmues merr më shumë pushime sesa kur luan në krah. Sot nuk do ta kisha zëvendësuar. Milani nga 3-5-2 kaloi në 4-3-3, me Pulisic në krah dhe Leao përpara. Personalisht do ta kisha mbajtur në krah. Pastaj 4-2-3-1, dhe ai doli jashtë… Si qendërsulmues është i humbur”.
The post Leao shpërtheu gjatë zëvendësimit, Ambrosini e këshillon: Shfrytëzoje zemërimin në fushë appeared first on Telesport.










