Motivimi, gabimet teknike dhe mungesa e Rabiot, ja çfarë e solli frenimin e Milanit

Lazio duket gjithmonë të jetë pjesë e historisë. Pak më pak se një vit më parë, penalltia e Pedro-s ndali Interin në 2-2, duke i dhënë praktikisht titullin Napolit. Tani, goli i Isaksen mund të jetë vendimtar për t’ia rikthyer titullin Interit. Milani e kishte rifilluar kampionatin me 70% mundësi, duke mundur Interin në derbi dhe krijuar frikë rikthimi, që pjesërisht u shndërrua në barazim të Chivu kundër Atalantës. Mundësia për të arritur në -5 ishte e jashtëzakonshme, sidomos me një kalendar më të favorshëm për kuqezinjtë.

Në fakt, ky është edhe problemi: Milani fiton ndaj ekipeve të forta, humb pikë ndaj atyre më të dobët. Përpara humbjes ndaj Lazios, ishte i pamposhtur jashtë fushe: 9 fitore dhe 5 barazime. Shkaku i humbjes në “Olimpico” lidhet me motivimin. Ekipi kuqezi nuk u paraqit me të njëjtin shpirt si në derbi. Leao luajti pa motiv, ndërsa Pulisic nuk kishte saktësinë e zakonshme. Mungesa e Adrien Rabiot u ndje shumë, francezi sjell siguri në fushë. Allegri tentoi ta kompensonte me ndryshimet e ritmit nga Jashari, por Maignan, Modric dhe Rabiot nuk zëvendësohen lehtësisht.

Munguan disa vendime të duhura taktike; Milani lejoi shumë duele një kundër një dhe hapësira për vertikalizime nga bardhekaltrit (Isaksen, Daniel Maldini). Pra, ra në kurthin e Sarrit. Duket tamam cikël me tre hapa përpara, një hap pas. Tifozët kuqezinj shohin netë të mëdha ndaj ekipeve të forta, por edhe zhgënjime të tilla ndaj të dobtëve. Milani duhet të ndjekë filozofinë e Allegrit: jetojmë dita-ditës, duke synuar vendin e katërt. Me luhatje të tilla si në “Olimpico”, mrekullia nuk mund të ndodhë.

 

The post Motivimi, gabimet teknike dhe mungesa e Rabiot, ja çfarë e solli frenimin e Milanit appeared first on Telesport.