Arteta: Kisha një ndjesi se Dowman do të bënte diferencën dhe ndodhi, e habitshme ajo që ai bën në këtë moshë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, thotë se aktivizoi adoleshentin Max Dowman në ndeshjen kundër Everton, pasi kishte një “ndjesi intuitive”. Dhe, aktivizimi i 16-vjeçarit ishte pozitiv, pasi la gjurmën e tij në fitoren 2-0. Dowman u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier League.

Kisha një ndjesi intuitive. Para ndeshjes ai po stërvitej dhe kisha një ndjesi intuitive se ishte një moment për të, ndoshta sepse nuk duket se shqetësohet nga rasti, momenti, konteksti apo kundërshtari. Ai thjesht luan kaq natyrshëm, merr vendime për të bërë që gjërat të ndodhin dhe ajo që dha ishte e pabesueshme”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Ishte një moment i shkëlqyer, veçanërisht me mënyrën se si u shënua goli. Kishim 10 ose 15 sekonda për të shijuar vërtet atë që do të ndodhte. Ishte magjike, i gjithë stoli dhe lojtarët së bashku duke kërcyer me turmën, ishte një ditë e bukur”.

“Ai e ndryshonte lojën sa herë që merrte topin. Ai bënte që gjërat të ndodhnin dhe ne dukeshim më shumë si një kërcënim. Të bësh këtë në atë moshë, në këtë kontekst, me presionin dhe pritjet për të fituar ndeshjen, thjesht nuk është normale“, deklaori Arteta.

Është e natyrshme për të. Ai nuk e ndjen presionin dhe kjo është gjëja më e mirë. Ai bën atë që ndjen dhe kur ke një talent të tillë, jam i sigurt se gjëra të mira do të ndodhin. Jam i sigurt se për shumë vite, njerëzit që ishin në stadium sot do të thonë ‘Isha në Emirates kur ai fëmijë në moshën 16 vjeç shënoi atë gol në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit“, tha Mikel Arteta.

The post Arteta: Kisha një ndjesi se Dowman do të bënte diferencën dhe ndodhi, e habitshme ajo që ai bën në këtë moshë appeared first on Telesport.