Performanca e Neymar në përballjen klasike midis Santos dhe Corinthians, të dielën në “Vila Belmiro”, la përshtypjen se një thirrje e mundshme e kombëtares braziliane për Kupën e Botës së kësaj vere do të varet më shumë nga karriera e tij sesa nga loja në fushë, ku ishte praktikisht “i padukshëm”. Kjo ishte ndeshja e fundit e Neymar para se Carlo Ancelotti të shpallë listën për dy miqësoret kyçe (Kroaci dhe Francë), këtë të hënë.
Memphis Depay shënoi për Corinthians në minutën e 19-të, ndërsa Gabriel Barbosa barazoi katër minuta më vonë. Mundësia më e mirë e Neymar ishte një goditje me kokë në pjesën e dytë, që shkoi pak jashtë. Sulmuesi i Santos pati vështirësi në driblim dhe nuk goditi drejt portës. Dy anëtarë të stafit të Federatës Braziliane të Futbollit e ndoqën ndeshjen. “Dëshiroj të kthehem te kombëtarja dhe të luaj në Botëror, por kjo nuk varet nga unë, – tha Neymar i zhgënjyer. – “Jam apo jo i grumbulluar, gjithmonë do ta mbështes Brazilin”.
Ancelotti deklaroi se do të thërrasë vetëm lojtarët 100% gati për kompeticionin në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke i dhënë shpresa Neymarit për listën finale, edhe nëse nuk zgjidhet për dy miqësoret e ardhshme. Neymar pësoi dëmtim të ligamentit kruciat të përparmë në tetor 2023 dhe kreu një tjetër operacion në gju në dhjetor.
The post Neymar, i zhgënjyer nga vetja: Jam apo jo i grumbulluar, gjithmonë do ta mbështes Brazilin appeared first on Telesport.









