Dominik Szoboszlai thotë se Liverpool duhet të jetë i lumtur të kualifikohet për Conference League nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, deklaratë që vjen pas barazimin të tyre 1-1 me Tottenham në Premier League.
“Duhet të zgjohemi. Nëse vazhdojmë kështu, sezonin tjetër duhet të jemi të lumtur nëse luajmë Conference League,” tha Szoboszlai, që më tej shtoi: “Në pjesën e parë, luajtëm shumë mirë. E kontrolluam të gjithë ndeshjen, ata mezi krijuan raste“.
“Në pjesën e dytë, nuk e di, thjesht nuk bëjmë të njëjtat gjëra si në pjesën e parë. Pyetja është pse? Do të ulemi së bashku. Kjo është koha më e vështirë. Duhet të qëndrojmë së bashku“, shtoi Szoboszlai.
“Nuk i dëgjova fishkëllimat në fund të ndeshjes, por mund t’i kuptoj sepse sezonin e kaluar u bëmë kampionë dhe këtë sezon nuk po luajmë në mënyrën që duhet të luajmë“, tha më tej lojtari i “reds“.
“Ata duhet të qëndrojnë pas nesh sepse sezonin e kaluar, kur ishim kampionë katër ndeshje para fundit, të gjithë ishin të lumtur. Na mbështetni tani kur jemi në kohë të vështira“, tha Szoboszlai.
The post “Nëse luajmë kështu, duhet të jemi të lumtur nëse kualifikohemi për në Conference League“ appeared first on Telesport.









