Pas fitores 5-2 ndaj Sevilla, trajneri Hansi Flick analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në konferencë për shtyp, duke theksuar aspektet pozitive dhe ato për t’u përmirësuar: “Jemi të lumtur për fitoren dhe mbi të gjitha për rikthimin e Gavi. Për të është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Sot ishte momenti i duhur për ta futur në lojë, në stërvitje pashë që ishte rikuperuar mirë, sidomos në duelet një kundër një”.
Flick përmendi edhe faktin që Ronald Araújo i besoi Gavit shiritin e kapitenit, një shenjë e atmosferës pozitive në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, trajneri theksoi se ka ende gjëra për t’u përmirësuar: “Pësuam dy gola në minutat e fundit. Kishte lojtarë shumë pozitivë si Dani Olmo, Raphinha dhe João Cancelo, por duhet të vazhdojmë të punojmë”.
Për portugezin shtoi: “I duhej kohë për t’u përshtatur, nuk kishte luajtur që nga nëntori. Cancelo ka cilësi teknike të jashtëzakonshme, shënoi një gol të madh dhe fitoi penallti. Afrimi i tij po rezulton i goditur”. Flick vlerësoi edhe menaxhimin e minutave të Pedrit pas dy dëmtimeve: “Nëse luan 45 minuta është mirë, 60 më mirë, 90 perfekte. E rëndësishme është të ecim hap pas hapi dhe ta mbrojmë”.
Në fund ai paralajmëroi sfidën e radhës kundër Newcastle United në Champions: “Kundër Newcastle duhet të luajmë në versionin tonë më të mirë. Gjithmonë ka diçka për t’u përmirësuar dhe kjo është puna ime”.
The post Flick: I lumtur për rikthimin e Gavit. Cancelo? Ka cilësi të jashtëzakonshme appeared first on Telesport.









