“Jemi në fund të procesit gjyqësor të divorcit”. Me këto fjalë, në emisionin “Verissimo”, Ilary Blasi konfirmoi se divorci nga Francesco Totti është shumë pranë përfundimit. Sipas saj, në fund të marsit, “nëse gjithçka shkon si duhet”, do të vijë zyrtarisht divorci dhe më pas ajo do të jetë e lirë të martohet me partnerin e saj Bastian Müller.
Blasi nuk deshi të shtonte shumë detaje dhe as të tregonte unazën, por foli për marrëdhënien me vajzat e saj, Isabel Totti, 10 vjeçe, dhe Chanel Totti, 19 vjeçe. “E vogla është shumë simpatike, për punën time thotë se unë thjesht krihem dhe grimosem. Chanel tashmë është një grua, donte ta provonte eksperiencën në ‘Pechino Express’. Kemi shumë ngjashmëri, jemi shumë të ngjashme. Ajo nuk është shumë e ndjeshme, ndryshe nga e vogla”.
Ndërkohë, Blasi, e cila nga e marta do të rikthehet në ekran me “Grande Fratello VIP”, pritet të martohet me Müller në Itali në qershor ose shtator. Dy vendet e mundshme për ceremoninë janë “Costiera Amalfitana” ose “Lago di Como”. Në fundjavë, ndërkohë, u organizua një festë e madhe në “Bulgari Hotel” të Milanos për ditëlindjen e sipërmarrësit gjerman.
The post Ilary Blasi e konfirmon: Do të martohem, me Tottin jemi në fund të divorcit appeared first on Telesport.










