Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, sot opinionist televiziv, Thierry Henry ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga stërvitja e tij në palestër, duke shfaqur një fizik të jashtëzakonshëm dhe shumë të skalitur.

Ish-futbollisti francez, një nga ikonat më të mëdha të futbollit në vitet 2000, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve me formën e tij fizike, që shumë e kanë krahasuar me atë të një “Hulku”. Postimet e tij janë mbushur me komente dhe “emoji” admirimi nga figura të njohura të sportit dhe botës së spektaklit.

Mes atyre që reaguan nuk munguan emra të mëdhenj si Pedro, Kylian Mbappé dhe David Beckham, të cilët shprehën vlerësimin e tyre për formën mbresëlënëse të Henry.

Komente pozitive erdhën edhe nga aktori amerikan Terry Crews dhe youtuberi i njohur Chunkz, të cilët gjithashtu u habitën nga transformimi dhe fiziku i fortë i ish-sulmuesit legjendar francez, sot 48 vjeç.



The post Nga Beckham te Mbappé, të gjithë të çmendur pas fizikut si Hulk të ish-sulmuesit. E njihni? appeared first on Telesport.










