Pavloviç: Kemi gabuar shumë, humbëm një mundësi për t’i bërë presion Interit

Milani humbi një mundësi të madhe për t’u rikthyer në garën për titull. Pas fitores në derbi, kuqezinjtë u mposhtën nga Lazio në “Olimpico” dhe tashmë ndodhen -8 pikë nga Interi. Në fund të ndeshjes, Strahinja Pavloviç analizoi humbjen për mikrofonat e DAZN:

“Kemi pasur pak kthjelltësi në qarkullimin e topit në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Kemi gabuar shumë pasime të thjeshta, edhe për meritë të Lazios, që është një skuadër konkurruese dhe ka lojtarë cilësorë”.

A kanë përfunduar shpresat për titull? “Sonte kishim një mundësi të madhe për ta shkurtuar distancën me Interin dhe mbajtur të hapur garën. Objektivi që nga fillimi ka qenë rikthimi në Champions. Nëse do të fitonim sonte, do t’i kishim bërë më shumë presion Interit, por kemi humbur pikë gjatë rrugës dhe nuk mund të jemi të kënaqur”.

Për momentin e tensionit mes Allegrit dhe Leaos: “Janë reagime të momentit, pjesë e futbollit. Nga stërvitja e radhës gjithçka do të kthehet në normalitet. Ne donim rezultatin dhe ai moment duhet kuptuar”.

The post Pavloviç: Kemi gabuar shumë, humbëm një mundësi për t’i bërë presion Interit appeared first on Telesport.