Leao pati polemika kur u zëvendësua, tërboi deri edhe Igli Taren në tribunë

Momente tensioni te Milani, pas zëvendësimit të Rafael Leão. Sulmuesi portugez nuk e priti mirë vendimin e trajnerit Massimiliano Allegri për ta nxjerrë nga loja, teksa reagimi i tij ka shkaktuar polemika edhe në tribunë.

Sipas mediave italiane, Leão shfaqi nervozizëm në momentin e zëvendësimit, duke protestuar dhe shprehur pakënaqësi për mënyrën si po shkonte ndeshja. Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e klubit. Nga tribuna reagoi ashpër drejtori sportiv Igli Tare, i cili u pa duke kritikuar lojtarin për sjelljen e tij.

MixCollage-15-Mar-2026-10-32-PM-6117

Burime pranë klubit tregojnë se Tare nuk e ka pëlqyer reagimin e portugezit dhe ka kërkuar më shumë përqendrim e disiplinë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Episodi ka ndezur debat edhe mes tifozëve dhe mediave, duke rikthyer diskutimin për karakterin dhe vazhdimësinë në lojë të Leãos.

Megjithatë, brenda klubit përpiqen ta minimizojnë ngjarjen, duke e konsideruar si një moment nervozizmi gjatë një ndeshjeje të tensionuar dhe jo si përplasje të vërtetë mes lojtarit e drejtuesve.

The post Leao pati polemika kur u zëvendësua, tërboi deri edhe Igli Taren në tribunë appeared first on Telesport.