Duke pasur një rol dytësor në formacionin e Arne Slot te Liverpool dhe mbi të gjitha duke ditur që kontrata i skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë për rinovim, Curtis Jones pritet të largohet nga të kuqtë në fund të këtij sezoni.
Destinacioni i ri i mesfushorit 25-vjeçar mund të jetë Inter. “The Atletic” zbulon se klubi zikaltër ka shtuar gjithmonë e më shumë interesin ndaj mesfushorit anglez, duke e konsideruar atë si një përforcim ideal për mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Vlera në treg e Curtis Jones aktualisht është 35 milionë euro sipas Transfermarkt, por Inter pretendon të arrijë marrëveshjen për Liverpool deri në 25 milionë euro maksimumi, duke ditur që lojtari mund të largohet falas një vit më pas.
Përveç Inter, për mesfushorin 25-vjeçar të të kuqve ka interes edhe nga Tottenham.
The post Mesfushorit të Liverpool i skadon kontrata në vitin 2027, Inter do të kërkojë transferimin e tij verën e ardhshme appeared first on Telesport.










