Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, mendon se Bayern sivjet po bën një lojë “enciklopedike”.
Ai ka lavdëruar tejmase trajnerin Vincent Kompany dhe taktikat e tij, duke e quajtur futboll realisht modern.
“Në futbollin modern, të gjithë duhet të gjejnë pozicionin e tyre në fushë me ekuilibër dhe ndryshim të vazhdueshëm të roleve, por duke e bërë këtë në një mënyrë dinamike dhe fluide. Shikoni ndeshjen e Bayern në Champions League kundër Atalantës. Ata na treguan një enciklopedi të tërë lëvizjesh dhe pozicionimesh në futboll.”
The post Spalleti mahnitet nga Bayern: Shihni ndeshjen me Atalantën! Ishte enciklopedi! appeared first on Telesport.










