Zyrtare: Finalissima nuk do të luhet, UEFA zhgënjehet për anulimin

Pas diskutimeve të fundit të UEFA dhe autoriteteve organizuese në Katar, tashmë zyrtarisht njoftohet se ndeshja Finalissima ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 27 mars.

Vendimi vjen për shkak të situatës aktuale politike në rajon, e cila ka bërë të pamundur organizimin e kësaj përballjeje të madhe ndërkombëtare në Katar.

Finalissima është një ndeshje që përball fituesen e UEFA Euro 2024, në këtë rast Spanjën, me kampionen e Copa America 2024, Argjentinën.

Në deklaratën zyrtare, UEFA shprehu zhgënjimin për anulimin e këtij eventi, duke theksuar se rrethanat dhe koha kanë privuar të dyja kombëtaret nga mundësia për të luftuar për këtë trofe prestigjioz.

The post Zyrtare: Finalissima nuk do të luhet, UEFA zhgënjehet për anulimin appeared first on Telesport.