Gyokeres dhe një 16-vjeçar shpëtojnë Arsenalin nga turpi, Newcastle me fitore të madhe ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge” (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 30-të në Premier League, ku nuk kanë munguar befasitë. Kryesuesit e Arsenalit kanë fituar 2-0 ndaj Everton në sfidën e luajtur në “Emirates”.

Një pjesë e parë më e mirë për miqtë, të cilët patën të paktën tri raste të mira për të gjetur golin, por në një prej tyre, goditja e Dwight McNeil ndalet nga shtylla e majtë. Pjesa e dytë ishte disi e mërzitshme, ku rezultati u zhbllokua në minutën e 89-të, ku pas një krosimi të Max Dowman në zonë dhe daljes së gabuar të Jordan Pickford, ishte Viktor Gyokeres që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e fundit shtesë, Max Dowman vulos fitoren 2-0 për Arsenal.

Arsenal fiton 2-0 dhe kryeson renditjen me 70 pikë, 10 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, që ka dy ndeshje më pak dhe luan pas pak në transfertën ndaj West Ham.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea është mposhtur 0-1 nga Newcastle. “Qymyrxhinjtë” gjetën golin që në minutën e 8-të, ku pas një topi të gjatë të Livramento nga mbrojtja për Willock, ky i fundit asiston për Antony Gordon, i cili dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për miqtë, por rezultati nuk ndryshon as në pjesën e dytë. Chelsea mban vendin e pestë me 48 pikë, Newcastle renditet i 9-ti.

SHIKOGOLAT

The post Gyokeres dhe një 16-vjeçar shpëtojnë Arsenalin nga turpi, Newcastle me fitore të madhe ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge” (video) appeared first on Telesport.