Pas humbjes në derbi ndaj Milanit, Inter ka bërë një tjetër hap fals duke barazuar sot 1-1 ndaj Atalantës. Zikaltrit janë shumë të pëkënaqur me arbitrin kryesor të takimit, Gianluca Manganiello dhe VAR-in.
Inter pretendon për faull të Kamaldeen Sulemana ndaj Denzel Dumfries në momentin e golit të Nicola Krstovic në minutën e 82-të. Për shkak protestash, Cristian Chivu u ndëshkua me karton të kuq dhe do ta ndjekë ndeshjen e radhës nga tribuna.
Ajo që ka acaruar më së shumëti zikaltrit ishte kontakti në minutat shtesë në zonën e Atalantës mes Giorgio Scalvini me Davide Frattesi, ku pretendojnë për penallti të padhënë.
Për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj arbitrimit, klubi zikaltër ka vendosur të heshtë dhe të mos nxjerrë asnjë përfaqësues për të folur pas ndeshjes, siç ndodh zakonisht. Pati një pritje të gjatë në sallën e shtypit që Chivu ose ndonjë përfaqësues i klubit të dilte në intervistë, por askush nuk erdhi…
The post Inter i pakënaqur me arbitrin dhe reagon në mënyrën që nuk pritej pas barazimit ndaj Atalantës appeared first on Telesport.










