Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal, por me një kusht. Agjenti i italianit zbulon gjithçka

Sandro Tonali mungon në transfertën e sotme të Newcastle ndaj Chelsea-t për shkak viroze. Italiani ka treguar një super formë këtë sezon, duke përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Tonali mund të jetë protagonist kyresor i merkatos së ardhshme, megjithatë transferimi i tij drejt një ekipi të madh varet nga kualifikimi i Italisë në Botëror dhe paraqitja e mesfushorit. Të paktën kjo është ajo që thotë agjenti i mesfushorit, Beppe Risso, në një deklaratë për “Calcio Finanza”.

“Duke e sjellë atë në Angli, kemi arritur ta shndërrojmë në një lojtar yll. Nëse ai shkëlqen në Kupën e Botës, ka të ngjarë që klube të mëdha si Manchester City dhe Arsenal do të jenë të interesuara për të. Pas Kupës së Botës, do të lindin shumë mundësi”, tha Risso.

The post Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal, por me një kusht. Agjenti i italianit zbulon gjithçka appeared first on Telesport.