Bayern “ngec” në Leverkusen dhe e mbyll takimin me 9 lojtarë. Dortmund nuk fal në shtëpi (video)

Supersfida e javës së 26-të në Bundesligë, mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim 1-1.

Të zotët e shtëpisë gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Luis Diaz në mesin e fushës dhe aksionit të shpejtë të “Aspirinave” që nisi nga këmbët e Culbreath, i cili pason për Patrick Schik, ky i fundit asiston për Alex Garcia-n, spanjolli dërgon topin në rrjetën e Sven Ulreich.

Bayern e mbyll pjesën e parë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Nicolas Jackson. Sulmuesi senegalez u ndëshkua pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Martin Terrier. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Leverkusen. SHIKOKARTONINEKUQTEJACKSON

Në minutën e 61-të, Bayern gjen golin me të zakonshmin Harry Kane pas një gafe të portierit vendas dhe asistit të Luis Diaz, por goli anullohet nga VAR për prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez. Nuk kaluan shumë minuta dhe Bayern gjeti më në fund golin e barazimit në minutën e 69-të. Olise asiston, Luis Diaz dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 85-të, Bayern mbetet me 9 lojtarë, pasi Luis Diaz merr kartonin e dytë të verdhë në pak minuta dhe lë fushën e lojës.  Rezultati final, 1-1.

Në sfidat e tjera, Dortmund bëri detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 ndaj Ausgburg. Verdhezinjtë gjetën avantazhin me golin e Karim Adeyemi në minutën e 12-të, pas asistit të Maximilian Beier.

Në minutën e 59-të, Dortmund dyfishon shifrat. Julian Ryerson kroson nga këndi, mbrojtësi i ri italian, Luca Reggiani, dërgon me kokë topin në rrjetë. Distanca mes Bayern dhe Dortmund është 9 pikë.

Në dy sfidat e tjera, Eintracht Frankfurt fitoi në shtëpi 1-0 ndaj Heidenheim, Hoffenheim barazoi 1-1 ndaj Wolfsburg.

SHIKOGOLAT

The post Bayern “ngec” në Leverkusen dhe e mbyll takimin me 9 lojtarë. Dortmund nuk fal në shtëpi (video) appeared first on Telesport.