Fotot që bënë xhiron e botës; aktorja spanjolle dhe Mbappé në “arratisje” romantike

Pamjet që prej ditësh prisnin rrjetet sociale më në fund janë publikuar. Revista “Hola” ka nxjerrë ekskluzivisht fotografitë e Ester Expósito dhe Kylian Mbappé teksa mbërrijnë së bashku në Madrid me avion privat, pas një fundjave në Paris që ka ndezur spekulimet për romancën mes tyre.

Në fotografi shihet aktorja spanjolle duke zbritur e para nga avioni me një stil ‘casual’; xhinse, bluzë të bardhë, blazer kafe dhe kapelle, ndërsa sulmuesi francez shfaqet pas saj me një bluzë sportive të bardhë dhe kapele të zezë. Të dy u kthyen në kryeqytetin spanjoll pas disa ditësh të kaluara në qytetin e lindjes së futbollistit.

Tuit de ¡Hola! con una imagen de Ester Expósito y Mbappé bajando del jet

Sipas raportimeve, gjatë qëndrimit në Paris ata u panë duke hyrë dhe dalë nga i njëjti hotel luksoz, ‘Le Royal Monceau’, duke u përpjekur të mos tërhiqnin shumë vëmendje. Thuhet gjithashtu se kanë ndarë një darkë në një restorant italian dhe një dalje në një ‘rooftop’ me pamje nga ‘Eiffel Tower’.

Pas fundjavës në ‘qytetin e dashurisë’, të dy u kthyen në Madrid me të njëjtin avion privat. Fotot e publikuara kanë bërë menjëherë xhiron e internetit, duke i kthyer në çiftin surprizë të momentit.

Fotos de Mbappe y Ester Expósito

The post Fotot që bënë xhiron e botës; aktorja spanjolle dhe Mbappé në “arratisje” romantike appeared first on Telesport.