Javier Tebas foli në një event të ISDE, ku preku disa tema aktuale dhe mohoi sërish se Barcelona kishte marrë miratimin e La Liga-s për transferimin (rikthimin) e Lionel Messi, siç kishin deklaruar më parë Xavi Hernandez dhe Mateu Alemany.
“Po-ja e La Liga-s nuk ekzistonte dhe askush nuk na e kishte kërkuar. Ata as nuk ishin në normën 1.1 të ‘fair play financiar’. Ishte e pamundur të jepnim një ‘po’ nëse nuk dihej sa do të fitonte Messi dhe duke zbatuar rregulloren për nivelin e pagës që do të kishte. Edhe nëse kontrata do të parashikonte më pak, ishte e pamundur. Për më tepër, askush nga Barcelona nuk iu drejtua për këtë gjë La Liga-s”, – deklaroi Tebas.
Ai shtoi: “Nuk është e vërtetë, Mateu Alemany gabon. Ishte e pamundur edhe sikur të kishin një marrëveshje. Vlerësimi i kontratës do të ishte si në rastin e Joao Felix”.
Tebas foli edhe për vendin e pestë në Champions League: “Nuk më pëlqejnë shumë vendet e pesta në Champions, por mbështes skuadrat spanjolle. Duhet kujtuar se produkti që konkurron më shumë me La Liga-n është Champions-i; kampionatet kombëtare janë industria e vërtetë e futbollit”.
The post Presidenti i La Liga-s: Ja pse ishte e pamundur t’i thonim “po” rikthimit të Messit appeared first on Telesport.










