Kompany rrezikonte shkarkimin një vit më parë; ja pse titulli i Bundesligës nuk mjafton te Bayerni

Te Bayern Munich ekziston një rregull i pashkruar: Bundesliga duhet fituar çdo vit. Megjithatë, kaq nuk mjafton gjithmonë për të garantuar vazhdimësinë e trajnerit. Në të kaluarën edhe Jupp Heynckes u zëvendësua pavarësisht tripletës sezonale, pasi klubi vendosi të ndryshojë filozofinë me ardhjen e Pep Guardiolës.

Edhe Vincent Kompany, një vit më parë ishte në rrezik, ashtu si drejtori sportiv Max Eberl, sepse disa blerje nuk kishin dhënë menjëherë kontributin e pritur, si Ito, Joao Palhinha dhe Michael Olise. Pikërisht Olise ishte protagonist kundër Atalantës, duke shënuar dy gola dhe marrë vlerësime shumë të larta.

Fitimi i Bundesligës duket tashmë i sigurt, por puna e Kompany ka shkuar përtej rezultateve. Ai ka krijuar një klimë besimi rreth skuadrës. Bayerni e mbylli fazën e parë të Champions League në vendin e dytë, ndërsa në kampionat ka humbur vetëm një ndeshje, duke kryesuar me +11 pikë ndaj Borussia Dortmundit. Shifrat janë mbresëlënëse: 134 gola të shënuar, edhe falë Harry Kane, që ka arritur kuotën e 45 golave këtë sezon.

The post Kompany rrezikonte shkarkimin një vit më parë; ja pse titulli i Bundesligës nuk mjafton te Bayerni appeared first on Telesport.