Shevchenko, vizitë në Milanello: Në derbi, skuadra ishte perfekte. Modric, shembull për të gjithë

Andriy Shevchenko i tha “Il Gazzettino”: “Çfarë gabimi ta amnistosh Rusinë”. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, ish-ylli i Milanit, sot president i Federatës së Futbollit të Ukrainës, kritikon vendimet e fundit të CIO-s dhe hapjen e botës paraolimpike ndaj Rusisë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ZRC HT"

I pyetur nëse ndihen të braktisur, Sheva tha: “Europa dhe pjesa tjetër e botës po bëjnë shumë për ne. Sidoqoftë, nuk jemi më në qendër të vëmendjes, ndërkohë që duhet ta mbajmë presionin mbi Rusinë që lufta të përfundojë”.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Shevchenko, gjatë vizitës në Milanello, foli edhe për Milanin: “Në derbi skuadra ishte perfekte, e interpretoi momentin në mënyrën më të mirë dhe fitoi. Allegri ishte i zgjuar të lidhej me grupin, të rikthente entuziazmin. Pastaj është Modric, një djalë i mrekullueshëm, shembull për të gjithë”.

The post Shevchenko, vizitë në Milanello: Në derbi, skuadra ishte perfekte. Modric, shembull për të gjithë appeared first on Telesport.