Mjafton shumë pak për të ndezur merkaton, në epokën e rrjeteve sociale edhe një “like” mund të vlejë më shumë se qindra fjalë. Kjo është ajo që po ndodh me Sergio Ramos, mbrojtësin legjendar spanjoll me një karrierë të mbushur me trofe dhe Champions League. Pasi ishte i pranishëm në “San Siro” për derbin e Milanos, ai ka ndezur ambientin kuqezi me një “like” në Instagram.
Ramos ka pëlqyer postimin e “MilanNews24” që fliste për një transferim të mundshëm të tij te Milani. Ky gjest ka mjaftuar për të entuziazmuar tifozët kuqezinj, të cilët në rrjetet sociale pyesnin: “A është vërtet profili i tij?” Spanjolli, që në fund të muajit do të mbushë 40 vjeç, ndoqi derbin nga afër dhe festoi fitoren e Milanit.
Ky episod ka rindezur zërat që e lidhin atë me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, trajner që gjithmonë ka vlerësuar futbollistë me përvojë të madhe dhe lidership ndërkombëtar.
The post “Like” i Sergio Ramos ndez ëndrrat e tifozëve të Milanit; “a është vërtet profili i tij?” appeared first on Telesport.










