Nico Paz dhe Interi, darka argjentinase në Milano që ndezi ëndrrat e tifozëve zikaltër

Interi dhe Nico Paz është një lidhje që përmendet prej kohësh, por që deri tani nuk ka gjetur kushtet e duhura në merkato. Arsye janë vendosmëria e Como-s për ta mbajtur lojtarin, vlerësimi i tij i lartë prej 60-70 milionë eurosh dhe ndikimi që vazhdon të ketë Real Madridi mbi mesfushorin ofensiv argjentinas.

Megjithatë, një foto në Instagram e publikuar nga Paula de la Fuente, bashkëshortja e Javier Zanetti, pas një darke në restorantin milanez “Botinero”, ka ndezur imagjinatën e tifozëve të Interit. Në foto shfaqen Nico Paz, babai i tij Pablo Ariel, Javier Zanetti dhe legjenda tjetër zikaltër Diego Milito. “Aura”, ishte komenti i Paula-s mbi fotografinë.

Ndërkohë, situata kontraktuale e 21-vjeçarit është e veçantë. Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje: 9 milionë euro më 2026 dhe 10 milionë më 2027, e vlefshme zakonisht në fillim të korrikut. Për këtë arsye, Como mund të detyrohet ta shesë më herët, përveç nëse marrëveshja me madrilenët rinegociohet.

Nico Paz’s night with Javier Zanetti sparks Inter rumors as Real Madrid weigh buyback

The post Nico Paz dhe Interi, darka argjentinase në Milano që ndezi ëndrrat e tifozëve zikaltër appeared first on Telesport.