Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli për mediat në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë të dielën në Premier League ndaj Tottenham. Ai deklaroi se skuadra synon fitoren në “Anfield”, që do të ishte një sukses jubilar për kampionë.
“Mund të fitojmë ndeshjen tonë të 1500-të në shtëpi, kështu që pritjet vijnë nga historia dhe historia tregon se mund të fitojmë shumë ndeshje. Nuk ka rëndësi se me kë luajmë ose përballemi, pritshmëritë janë gjithmonë shumë të larta në këtë klub”, tha Slot.
“Kjo do të thotë se ky klub është në gjendje të fitojë gjëra. Dhe kjo është ajo që kemi bërë vitet e fundit. Kjo më shtyn mua dhe ekipin drejt standardeve më të larta. Ky është një shembull tjetër se sa i suksesshëm ka qenë, është dhe do të jetë ky klub”, tha Slot.
Më tej, trajneri i Liverpool komentoi: “Është gjithmonë mirë të jesh pjesë e një klubi që arrin kaq shumë gjëra të veçanta sepse kjo do të thotë që je në një klub që fiton gjëra dhe kjo është diçka që unë dhe lojtarët e duam”.
“Po punojmë çdo ditë për të fituar diçka sepse duam të arrijmë diçka dhe jemi në një situatë me fat. Jemi në një klub ku mund të fitojmë diçka siç e ka treguar historia dhe historia e kohëve të fundit”, përfundoi Arne Slot.
The post Liverpool synon fitoren nr.1500 në Anfield, Slot: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet në shtëpi, përfshi atë me Gallatasaraj appeared first on Telesport.










