Pas humbjes 5-2 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League, skuadra e Chelsea përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Newcastle. Gjithsesi, mbrojtësi Wesley Fofana beson se “blues” mund të surprizojnë në ndeshjen e kthimit në Londër.
“Në këtë nivel, nuk mund të lejojmë të bëjmë gabime. Goli i pestë na penalizoi shumë, port ë mos harrojmë se ishte një ekip i shkëlqyer që na ndëshkoi. Janë kampionët në fuqi në Champions”, tha Fofana.
“Ne marrim përgjegjësinë për rreziqet tona, stërvitemi për t’i minimizuar ato. PSG u mbrojt mirë dhe bëri presion të lartë. Për sa kohë që ka një ndeshje kthimi, ka shpresë. Do të japim gjithçka, nuk kemi asgjë për të humbur“, deklaroi Fofana.
The post “Për sa kohë ka një ndeshje kthimi, ka ende shpresë për kualifikimin” appeared first on Telesport.










