Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 16:25, ndërkaq është arrestuar personi i dyshuar.

“Fushë Kosovë 12.03.2026-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjekësorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.