Një kapitull i ri në sagën mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Sulmuesi i Galatasaray publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku njofton se divorci është drejt përfundimit dhe sulmon ashpër disa media që kishin shkruar se ai nuk donte të ndahej nga ish-bashkëshortja.
Sipas tij, procedura nisi në nëntor 2024, kur paraqiti në Itali kërkesën formale për divorc. Në mars 2025 gjykatësi shpalli ndarjen sipas ligjit italian, që kërkon një periudhë njëvjeçare para vendimit përfundimtar. Afati skadoi më 11 mars 2026 dhe avokatët e tij kanë nisur tashmë procedurat për vendimin final të gjykatës.
Në mesazhin e tij, Icardi shkruan: “Kam paraqitur kërkesën për divorc, kam respektuar ligjin dhe sot divorci është përfundimtar”. Futbollisti kritikoi edhe disa gazetarë dhe një pjesë të mediave argjentinase që, sipas tij, për muaj me radhë kanë shtrembëruar historinë.
Fjalët e tij erdhën pak orë pas seancës gjyqësore në Milano. Ai deklaroi: “Para një viti u paraqita në Milano për seancën e divorcit të caktuar nga drejtësia italiane… Ai vit përfundoi dje, më 11 mars 2026”. Në fund shtoi: “Pas një viti teatri mediatik, si gjithmonë, në fund vjen realiteti… E vetmja gjë që kërkova në gjykatë ishte divorci dhe ja rezultati”.
The post Icardi: Pas një viti teatri mediatik, divorci nga Wanda Nara është përfundimtar appeared first on Telesport.









