Në Angli janë të sigurt: Zirkzee do të largohet nga Manchester United

Joshua Zirkzee vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos, vetëm pak muaj para hapjes së sesionit veror. Sipas “The Sun”, sulmuesi holandez mund të kërkojë sërish largimin në javët e ardhshme, duke i dhënë fund aventurës te Manchester United.

Eksperienca e 24-vjeçarit duket drejt fundit. Ai ka gjetur pak hapësira si me Rúben Amorim, ashtu edhe me Michael Carrick: vetëm 4 ndeshje si titullar, e fundit më 30 dhjetor, kur në stol ishte trajneri portugez. Në janar ishte pranë transferimit te Roma, por klubi vendosi ta mbante, pavarësisht afrimeve verore të Benjamin Šeško, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo. Një shitje e mundshme do të ndihmonte klubin të financonte blerjen e një anësori ofensiv ose mesfushori.

Raporti i ftohtë u kuptua që në janar, kur Zirkzee mungoi në stërvitjen e parë me trajnerin e ri dhe nuk u grumbullua për derbin ndaj Manchester City. Në kampionat ka 18 paraqitje, por nga shkurti ka luajtur vetëm 28 minuta në total. Rënia e minutave i kushtoi edhe vendin te Holanda; grumbullimi i fundit daton në nëntor 2024.

Synimi i tij është të rikthejë statistikat e arritura në Serie A, ku ka luajtur me Parma dhe sidomos Bologna: 58 ndeshje, 14 gola dhe 9 asiste, duke qenë pika qendrore e ekipit që u kualifikua në Champions League me Thiago Motta në stol.

The post Në Angli janë të sigurt: Zirkzee do të largohet nga Manchester United appeared first on Telesport.