Interi, buzëqesh Lautaro: “Bukur të rishohësh të gjelbrën”. Rikthimi i “Toros” po afron

Sa shumë ka munguar! Dhe sa shumë do të mungonte ende! Por vetëm për pak kohë, sepse rikthimi i Lautaros më në fund është pranë. Mungesa e kapitenit është ndier, jo vetëm në aspektin realizues. Ekziston një Inter me argjentinasin dhe një Inter shumë ndryshe, më pak i rrezikshëm dhe i parashikueshëm pa të. Javët e fundit e kanë nxjerrë sërish në pah këtë problem, si në derbin me Milanin, ku mungonte edhe Thuram, ashtu edhe në ndeshjet e mëparshme.

Chivu është detyruar të bëjë pa sulmuesin e tij qendror që nga ndeshja e parë e “play off”-it të Champions-it kundër Bodo/Glimt në mes të shkurtit. Që atëherë skuadra nuk ka gjetur më të njëjtën rrjedhshmëri loje dhe atë paparashikueshmëri që vetëm veprimet e “Toros” garantojnë.

Tani numërimi mbrapsht ka nisur zyrtarisht, ndeshja e fundit pa kapitenin do të jetë ajo e së shtunës kundër Atalantës, ndërsa rikthimi synohet për udhëtimin në Firence. Optimizmi konfirmohet edhe nga mesazhi i Lautaros në rrjetet sociale. “Bukur të rishohësh të gjelbrën”, – shkroi ai, duke shoqëruar fjalët me dy foto teksa stërvitej në fushat e Pinetina.

 

The post Interi, buzëqesh Lautaro: “Bukur të rishohësh të gjelbrën”. Rikthimi i “Toros” po afron appeared first on Telesport.